Rreth 2.700 pasagjerë dhe 800 automjete kanë mbërritur në Portin e Vlorës gjatë kësaj fundjave, duke shënuar një fluks të lartë hyrjesh në kulmin e sezonit turistik.
Sipas të dhënave të raportuara nga dita e djeshme deri më sot, kjo rritje e ndjeshme e lëvizjeve lidhet drejtpërdrejt me periudhën e pushimeve verore. Një numër i madh emigrantësh shqiptarë, si dhe turistë, kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes rrugëve detare për të kaluar ditët e tyre të pushimit.
Masat e autoriteteve portuale
Për të përballuar këtë fluks të shtuar, autoritetet portuale kanë njoftuar marrjen e masave të nevojshme organizative. Këto ndërhyrje kanë bërë të mundur përpunimin normal të trageteve në kalatat e portit, duke synuar shmangien e vonesave si në hyrje, ashtu edhe në dalje të udhëtarëve gjatë kësaj periudhe të ngarkuar.
Foto: Shqiptarja.com


