Në Volos të Greqisë ka përfunduar me arrestim arratisja e një 40-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.
I dyshuari, Pandeli Nakoleci, u kap nga policia në një parking pranë rrugës “Evripidou”, vetëm disa qindra metra larg banesës ku ndodhi krimi. Ai ishte në arrati që prej momentit kur i mori jetën gruas së tij, 36-vjeçares Marjola Nakoleci, nënë e katër fëmijëve.
Trupi i viktimës është dërguar në Selanik, ku më 25 gusht do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.
Krimi ka tronditur opinionin publik në Volos dhe më gjerë, ndërsa hetimet e policisë greke po vazhdojnë për të sqaruar motivet dhe dinamikën e ngjarjes.


