Lojtarët e Pogradecit kanë shfrytëzuar ditët e fundit para nisjes së kampionatit për t’u relaksuar dhe argëtuar së bashku.
Në një atmosferë të gjallë e plot humor, futbollistët afrikanë të skuadrës kanë tërhequr vëmendjen duke kërcyer me shumë ritëm e mjeshtëri vallet tradicionale, duke fituar duartrokitjet e të pranishmëve në plazhin e Pogradecit.
Ky moment argëtues tregon harmoninë dhe frymën pozitive që mbizotëron në grup, një element i rëndësishëm për suksesin në sezonin e ri.


