Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gazetari; “Bashkia ka harruar Vithkuqin, fshat turistik pa drita”

    Korçë April 28, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    KRITIKË (këtu marr vesh, e në mos marrsha vesh unë, banorët dinë gjithçka)

    Vithkuqi është një nga zonat më të bukura të juglindjes. Padyshim historike. Për të mos folur për banorët mikpritës, për kishat e shumta, për kulinarinë që veç Zoti ka sekretin e bulmetit të tyre, për natyrën e mrekullueshme, për Shtyllën, për Panaritin e për të tjera vende që syri të çlodhet.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Vithkuqi turistik” është termi i ndaluar për t’u përdorur, jo sepse nuk është i tillë por sepse BASHKIA KORÇË nuk ka bërë asgjë për këtë term. Të paktën, në gjykimin tim, ASGJË.

    1) Banorët kanë vite që luten; “Na ikin dritat, rrjeti elektrik është i amortizuar, nuk vijnë turistë sepse nuk ka drita, rrinë në errësirë”

    Ah, një nga operatorët e zonës (janë me gishtat e dorës) tregon shpesh për një histori.

    “Mora prefektin në telefon (jo këtë që është tani), e sqarova që na ikën dritat. Më tha t’u thoja turistëve të qëndronin me qirinj se dukej më bukur”

    Ironia vazhdon më tej. Para dy vitesh bëj një lajm të zgjeruar për mungesën e energjisë elektrike në këtë zonë. Nuk u morën me problemin por nga ministria e infrastrukturës i bënin presion administratorit; “Po ti pse jep intervista e thua ato fjalë”

    2) Promovimi i zonës. Në qoftë se numri i reklamimeve për Dardhën, Voskopojën, Boboshticën madje edhe me Polenën afrohet me Vithkuqin, do e fshij fare postimin. Për të mos folur për orientimin televiziv në kronikat e kërkuara nga vet institucioni i bashkisë.

    3) Futja e Vithkuqit në guidën turistike (atë realen) mungon. Rrugën e bëri TAP-i (Faleminderit Zot) por lobimi ndaj operatorëve turistik, agjencive është 0. Ose po të ketë patur, ka qënë pa rezultat.

    4) Ndihma ndaj biznesit lokal. Dje isha në Thanasi. Ju e dini që unë shkruaj çfarë mendoj e çfarë shoh, popullorshe. Ore hëngra u zhdepa. Mish keci, sallatë, patate, 5 lloje bulmetrash. Bëja bukën me gjalpë e nuk ngopesha. Në fund sa pagova? 25 mijë lek të vjetra.

    “Thanas, ndonjë ndihmë nga Bashkia? Ndonjë lehtësi që të zhvillosh biznesin? Ndonjë dorë drejt turizmit?”

    -Xhensil, të bëftë mirë byrazer, por ajde të bësh intervista javën tjetër jo vetëm me mua, me gjithë ne që punojmë këtu. 0! 0 ndihmë! 0. Ore nuk dua ndihmë unë, po aman të rregullohen këto dritat se turp pe njerëzve.

    Thirrja ime ndaj Bashkisë Korçë është që kjo zonë të jetë në vëmendjen më të shtuar nga ky institucion. Punën fantastike të bërë nga ata në fushën e turizmit duhet zgjeruar edhe në këtë zonë.

    Thirrje ndaj ministres së infrastrukturës dhe energjitikës. Ministre, ishe këtë fundjavë në Korçë. Vithkuqi 25 minuta larg është. Në 1936 në këtë fshat u ndërtua vepra e parë energjitike ministre. Sot aty nuk ka drita.

    Bëjeni këtë vend, për ata që kanë ngelur!

    Xhensil Shkëmbi

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore Vithkuq
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Ballço “ikona” që nuk shuhet kurrë… Është mbi 70 vjeç dhe tregoi që nuk jeton dot pa futbollin

    June 17, 2023

    Tatjana Marash trembet nga komentet e miqve të saj

    April 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.