Kryebashkiaku i Maliqit ka emëruar në krye të njësive administrative të bashkisë Maliq emra të rinj, duke sjellë 5 administratorë të rinj dhe rikonfirmuar vetëm një prej tyre.
Në njësinë administrative të Libonikut është vendosur Rudina Bregu, në njësinë administrative Pojan është emëruar i riu Kejdi Hasani, në njësinë administrative Pirg është emëruar Eleni Kinolli ndërsa në Gorë do jetë Renaldo Skënderi.
I vetmi rikonfirmim është administratori i Moglicës Fetah Hoxha.


