Në Korçë po përfundon rikonstruksioni i një godine e cila do të shërbejë si qendër për strehimin, trajtimin dhe sterilizimin e qenve endacakë, duke i dhënë zgjidhje një problemi disa dekadash në qytet.
Godina është ndërtuar dhe projekti ka hyrë në fazën e implementimit, ku do të nisë procesi i menaxhimit dhe kujdesit ndaj kafshëve. Qendra synon të ofrojë një zgjidhje afatgjatë dhe humane, duke reduktuar numrin e qenve endacakë në rrugë dhe duke parandaluar rreziqet shëndetësore për qytetarët.
Në vitet e fundit, në Korçë janë shënuar raste të shumta ku qentë endacakë kanë shkaktuar incidente dhe probleme shëndetësore, përfshirë edhe sulme ndaj qytetarëve.


