Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gjesti i thjeshtë që tregon shumë: Polici që ndihmoi një të moshuar të kalonte bulevardin

    Kulturë March 9, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një gjest i vogël, por me shumë domethënie, është ai që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Korçë. Teksa po pija kafen e mbrëmjes në lokalin e Ekremit, përballë syve të mi ndodhi diçka që më bëri të reflektoj për punën dhe përkushtimin e atyre që shërbejnë për qytetarët në heshtje, pa bujë.

    Geni, polici që mbase e njeh e gjithë Korça, po qëndronte pranë bulevardit kur një nënë afro 80 vjeç, që mezi ecte, po përpiqej të kalonte rrugën. Kishte disa minuta që përpiqej, por asnjë makinë nuk po ndalonte. Unë e dija çfarë do të ndodhte, sepse e njoh Genin. Ai ndali qarkullimin, e kapi për dore dhe e shoqëroi me kujdes në anën tjetër të bulevardit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Dola me nxitim të fotografoja këtë moment të rrallë, por ishte tepër vonë. Gjithsesi, arrita t’i bëja dy foto fshehurazi dhe u ktheva sërish në lokal për të shkruar këto fjalë. Nuk po e shkruaj këtë për të lavdëruar një rast të veçantë, por për të nderuar punën e përditshme të policëve të thjeshtë – atyre që përballen çdo ditë me shiun, dëborën, diellin, fjalët, ofendimet e njerëzve dhe gjithçka tjetër.

    Gjesti ishte minimalist, por me peshë të madhe. Kjo është një përulje dhe një vlerësim për të gjithë policët e mirë që sakrifikojnë për të mbajtur qytetin të sigurt, pavarësisht pagës së ulët dhe kushteve të vështira.

    Sa për Genin, ai është shoku im, dhe nëse mërzitet që i bëra foto fshehurazi, do ta rregulloj bisedën me një kafe – e di që s’do të ma marrë për keq!

    P.S 

    Shkrim i paautorizuar

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Historia unike dhe e panjohur e 3 korçarëve që i mbijetuan katastrofës të Titanikut

    July 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.