Punonjësit e pastrimit të një komapnis private kanë gjetur mbetje kockore në fshatin Guras së Pogradecit.
Mendohet se këto mbetje të jenë të hershme, gjithsesi, policia i ka dërguar këto eshtra drejt policisë shkencore.
Ja deklarata e policisë;
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm në fshatin Guras, Pogradec, gjatë punës për pastrimin e shtratit të lumit të fshatit, punonjësit e një firme private, në thellësi të shtratit të lumit, kanë konstatuar mbetje kockore humane që mendohen të jenë të hershme.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.