Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    Aktualitet December 8, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në ambientet e Bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë është çelur ekspozita personale e artistes Diana Ajdari Xhaçi, “Gjurmët e Devollit në Telajo”, një udhëtim i plotë emocional dhe vizual nëpër peizazhet e Devollit. Me 42 punime të përzgjedhura me kujdes, ekspozita shfaq jo vetëm mjeshtërinë teknike të artistes, por edhe mënyrën intime se si ajo e sheh dhe e ndjen natyrën që e rrethon.

    Në këto tablo, Devolli nuk paraqitet si një peizazh i qetë, por si një realitet i gjallë, pulsues. Ngjyrat shtresohen butë mbi njëra-tjetrën: jeshilja që gumëzhin si gjethet e stinës, e kuqja që shpërthen si gruri në korrik, horizontet që thyhen lehtë sipas relievit të kodrave. Drita përhapet në glazura të holla, duke i dhënë jetë shtëpive të fshehura, pemëve, fushave dhe lumit që buron me energji të pandalshme.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Peneli i Diana Ajdari Xhaçit nuk është i qetë, ai ecën, vrapon, përplas ngjyrë dhe sjell në telajo një natyrë që kërkon të dalë jashtë kornizës. Çdo vepër është një kujtim, çdo kontrast një emocion, ndërsa Devolli shndërrohet në një hapësirë poetike ku arti dhe ndjesia bashkohen.

    Individualiteti i artistes qëndron në romantizmin me të cilin e sheh realitetin dhe në aftësinë e saj për ta përkthyer atë në një poezi vizuale. Zgjedhjet e së gjelbrës janë të guximshme, spatula është energjike, ndërsa telajoja bëhet harta ku emocionet gjejnë formë.

    Ekspozita mbetet e hapur për të gjithë artdashësit që duan të përjetojnë nga afër këtë udhëtim të veçantë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Qafë Thanë-Aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje gjermane

    May 9, 2023

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Fuat Hoxhallari/ Njeriu që sfidonte me besim të fortë diktaturën

    July 18, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.