Motra e Egli Proga flet e revoltuar mbi vendimin që Gjykata e Korçës ka marrë për tre të dyshuarit mbi vrasjen e Egli Proga. Tre të arrestuaritjanë lënë të lirë dhe ky fakt ka sjellë dhe diskutime.
Ajo shprehet se gjykata është bërë palë me vrasësit dhe kjo ëshë vrasje për herëë të tretë ndaj vëllait të saj.
Ja si shprehet ajo:
“Po flisni për padrejtësinë që filloi në Policinë e Shtetit, PADREJTËSIA! Çdo regjistrim që kanë bërë ata, që çdo akt që kanë sjellë ata ka shoqëruar dhe Gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit. Po flasim për një padrejtësi të menjëhershme në kohë së bashku dhe bashkëpunim. Po flasim për banda të bëra bashkë.
Kam parë skedën e vdekjes dhe është me shënim, është vrasje. Po flasim për vrasje, çfarë janë këta të tjerët që lihen mne detyrim paraqitje. Po vazhdon të vritet Egli me çdo mosveprim që është duke u kryer. kjo është vrasje për herë të tretë!” – tha Jona para kamerave.
“Po flasim për një vrasje me dashje, në bashkëpunim në masë të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh.
Duke njohur kontigjentët nuk isha në dijeni, por kur guxon ta vrasësh me gruashta një njeri do të thotë që çdo gjë tjetër është… Është bërë më ekstremi, është bvërë fundi, është bërë më e madhja…”- përfundon ajo.
Gjithashtu një i afërmi i Eglit shprehet se vrasësit njihen në qyetet për bëmat e tyre ndaj bën thirrje që mediat të zbardhin të vërtetën.
“Gjithçka pritet nga ata kriminelë. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë, për gjobëvënie, jam pa fjalë, nuk di çfarë të them! Dua që drejtësia të vihet në këtë vend. Mediat të bëjnë të pamundurën të zbardhin të vërtetën! Ata janë të gjithë kriminelë!”