Skënderbeu realizon një tjetër përforcim në merkato, duke sjellë në skuadër sulmuesin 20-vjeçar nga Nigeria, Thank God Ilensami.
I lindur në vitin 2005, Ilensami vjen nga akademia ku është rritur edhe nigeriani Peter Itodo, më parë pjesë e Dinamos. Sulmuesi ka dalë sot për herë të parë në stërvitje me ekipin, duke u parë si një talent me perspektivë për vijën e parë të sulmit.
Klubi vijon punën për të përforcuar ekipin me lojtarë të rinj dhe pritet që në ditët në vijim të sjellë edhe afrime të tjera për sezonin e ardhshëm.


