Mbrëmjen e sotme shtetasi Aleko Myrtollari plagosi bashkëshorten e tij Manjola Myrtollari brenda banesës.
Ka qenë vajza e tyre 16 vjeçare e cila ka gjetur nënën e saj të plagosur në disa vende të ndryshme të trupit.
Vajza ka deklaruar se nuk e ka parë skenën por thjesht ka gjetur nënën në gjendje të rëndë dhe ka lajmëruar Ambulancën dhe Policinë.
Sipas burimeve tona motivi i kësaj plagosjeje ka qenë xhelozia e cila ka çuar në pasoja të tilla.