U luajtën këtë të shtunë, tre ndeshjet te Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 20-të.
Pogradeci mposhti me vuajtje Valbonën në transfertë, me rezultatin 3-2. Liqenorët iu falën një goli të Berberit në minutën e 94-t, për të marrë fitoren, pasi rezultati ishte gozhduar në 2-2.
Me këtë sukses, Pogradeci mban vendin e shtatë me 27 pikë, ndërsa Valbona renditet e parafundit me 12 pikë.
Fitore regjistroi edhe Lushnja ndaj Kukësit, me rezultatin 2-1. Lagunarët mbajnë vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa verilindorët mbajnë vendin e nëntë me 20 pikë.
Apolonia-Korabi nisi me vonesë, për shkak të mungesës së ambulancës. Aktualisht fierakët po fitojnë 3-1.



