Universiteti “Fan Noli” në Korçë në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës kanë hapur një program të përbashkët studimi të ciklit të parë Bachelor në “Inxhinieri Informatike”.
Në përfundim të këtij programi studimi, studentët kanë mundësi punësimi si Inxhinierë Informatike në institucione, ndërmarrje, organizata të ndryshme të sektorit publik dhe privat.
Edhe pse është një program i ri studimi, “Inxhinieri Informatike” ka tërhequr vëmendjen e maturantëve të cilët janë ende në fazën e regjistrimeve për studimet e larta.
Programi bachelor në “Inxhinieri Informatike”, zhvillohet me kohëzgjatje 3 vite akademike ose 6 semestra, me formë studimi me kohë të plotë.