Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Hapet për qarkullimin e automjeteve aksi strategjik Qukës – Qafë Plloçë

    Aktualitet September 5, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për rajonin juglindor të Shqipërisë, aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë të zonës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ky segment rrugor prej 43 kilometrash përfaqëson një investim strategjik që do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen drejt zonës juglindore të vendit, duke krijuar gjithashtu mundësi reale zhvillimi për zonën përreth, veçanërisht në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe agroturizmit.

    Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se ky projekt i nisur fillimisht në vitin 2010-2011 kishte nevojë për një rishikim tërësor teknik, për shkak të problematikave gjeologjike të zonës dhe mospërputhjes me nevojat e komuniteteve lokale.

    “Ndodhemi në segmentin Qukës- Qafë Plloçë, tashmë totalisht i përfunduar, një segment i cili ka nisur me një projekt të vitit 2010-2011, një projekt që nëse flet me inxhinierët do të thonë projekt i ftohtë dhe indiferent ndaj gjeologjisë së zonës, ndaj të gjitha kushteve atmosferike që kjo zonë ka dhe për më tepër ndaj të gjitha ndërlidhjeve që duheshin bërë me fshatrat e komunitetit të Malësisë së Mokrës. Më pas ky projekt ka nisur ne 2015 dhe është dashur që ta rishikonim totalisht, pra është 100% ndryshuar, duke respektuar siç thamë konektivitetin midis pjesëve të banuara, por mbi të gjitha gjeologjisë që ka qenë shumë sfiduese gjatë gjithë periudhës së kantiereve. Janë 43 Kilometra të plota të cilat sigurisht shkurtojnë ndjeshëm. Është edhe lehtësim për Pogradecin se kishim në ngarkesë shumë të madhe kohët e fundit”, – u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku.

    Kryeministri Rama nënvizoi sfidat e shumta të ndërtimit dhe theksoi rëndësinë strategjike të përfundimit të këtij aksi. “S’e kam harruar diskutimin që kemi  bërë atëherë kur  e morëm në trashëgimi këtë projekt që kishte nisur pa projekt, që ishte tmerr dhe që Niko thoshte se kjo duhej bërë patjetër. Është projekti më i gjatë, më i stërmundimshëm, më i ngatërruar për shkak se u nis mbrapsht. Edhe tani është gjë e madhe që mbaroi, edhe që edhe njerëzit e zonës, për të cilët është fitore e madhe, çlirim i madh, po edhe gjithë kjo zonë e Shqipërisë e ka në dispozicion edhe do të marrë gjithë përfitimet që sjell. Po është një çlirim shumë i madh. Dukej sikur s’do mbaronte kurrë”, – u shpreh Kryeministri Rama.

    Aksi Qukës – Qafë Plloçë është pjesë e Korridorit 8, një arterie e rëndësishme ndërkombëtare që lidh Shqipërinë me vendet fqinje. Segmenti përmban dy karrexhata nga 3.75 m secila, me një metër korsi ndihmëse në të dyja anët, korsi të tretë në zonat me disnivele të theksuara për parakalime të sigurta, dy tunele, me gjatësi totale rreth 1.1 km, katër ura, nga të cilat dy janë ura metalike të varura.

    Sfida e ardhshme është mirëmbajtja efektive, për shkak të kushteve të vështira klimatike që karakterizojnë zonën malore, si ngricat dhe reshjet e dëborës.

    Ky investim përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës kombëtare dhe përforcimit të lidhjes me Korridorin 8, duke i hapur rrugë një zhvillimi të qëndrueshëm për rajonin dhe vendin.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Historia unike dhe e panjohur e 3 korçarëve që i mbijetuan katastrofës të Titanikut

    July 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.