Dashi
Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Për ju të dashuruarit nuk do ketë ditë problematike. Debatet dhe mosmarrëveshjet absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni në çdo moment të përjetoni emocione së bashku me partnerin. Ju beqarët do keni një takim të veçante të mërkurë ose të enjte. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me shqetësime të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervozë si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.
Demi
Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit kjo periudhë herë pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndoheni sesa do gëzoheni. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohësh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshë, por do keni edhe shqetësime. Në punë merrni edhe mendimet e kolegëve para se të kryeni ndonjë projekt të madh.
Binjakët
Hidheni pak krahëve të shkuarën e hidhur këtë jave dhe ecni përherë me skema. Ju që jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje me partnerin sepse sjellja e tij do iu duket e papranueshme. Do kishit preferuar që ai të tregohej më i hapur me ju. Më në fund, falë mbështetjes së Venusit edhe ju beqarët do mund të takoni personin ideal. Jeta juaj do të ndryshojë rrënjësisht. Edhe me financat do keni shumë fat. Buxheti juaj do të rritet mjaft dhe kjo do iu lejojë të bëni pak më shumë shpenzime. Falë mbështetjes së Marsit dhe Venusit tek shëndeti, nuk do keni për çfarë të shqetësoheni. Merruni edhe me pak sport. Në punë do jeni të vendosur të realizoni të gjitha objektivat dhe do ia dilni mbanë me sukses.
Gaforrja
Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje gjithmonë do bëni gjënë e duhur dhe më të mirën për të dyja palët. Ju beqarët do jeni me fat dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Ai do jetë fiks ashtu si ata e kanë ëndërruar gjithmonë. Në planin financiar do i kuptoni gabimet e bëra deri me sot dhe do mundoheni të gjeni një zgjidhje për çdo problem. Shëndeti për fat të keq do ketë probleme të mëdha. Do hani pa fund dhe kjo mund t’iu sjellë probleme edhe me stomakun përveçse do shtoni në peshë. Në punë do lodheni pak, por do kënaqeni kur të arrini atje ku keni dashur.
Luani
Merrini gjërat shtruar këtë javë dhe mos kërkoni asgjë me ngulm pasi vetëm ashtu nuk do lëndoheni. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit ajo ka lënë për të dëshiruar duhet të flisni me partnerin dhe të mundoheni t’i zgjidhni problemet. Mos prisni një ndryshim të menjëhershëm sepse gjërat bëhen dalëngadalë. Ju beqarët do mundoheni të fitoni më shume lek në mënyrë që të krijoni një lidhje serioze apo të martoheni. Ky është prioriteti juaj këtë periudhë. Të gjithë duhet të bëni të pamundurën për të mos prishur shume lek dhe të bëni pak ekonomi. Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Në punë duhet ta studioni me kujdes terrenin para se të merrni një vendim me rëndësi.
Virgjëresha
Këtë javë priten të merren vendime shumë të mëdha që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjërave, Nëse keni një lidhje do i jepni prioritet marrëdhënies me partnerin dhe do zyrtarizoni gjithçka. Do jeni gjithë kohës me humor të mirë dhe do buzëqeshni. Ju beqarët do ndihmoheni nga Venusi dhe jeta do ju ndryshojë njëherë e mirë. Ndryshe nga sa mendonit do mund ta ndryshojë rrënjësisht për mirë. Sektori i financave do e kalojnë zonën e rrezikshme dhe do ndiheni shumë më të qetë kur të shpenzoni. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite e madje nuk do keni më as shqetësime nga shpina. Në punë do ju tregoni të gjithëve se kur i vini një qëllim vetes askush nuk mund t’iu pengojë t’ia dilni mbanë.
Peshorja
Sado që të mundoheni nuk keni për ta ruajtur dot një klimë të ngrohtë këtë javë. Herë pas here do ju duhet të bëni më shumë durim dhe të këmbëngulni. Jeta juaj në çift ka për të qenë shumë e trazuar dhe nuk do bëni as përpjekjen më të vogël për ta ndryshuar. Debatet do vazhdojnë edhe në mbrëmje. As beqarët nuk do e kenë mendjen për të krijuar një lidhje të qëndrueshme dhe do o refuzojnë ftesat që do ju bëhen. Buxheti mund të mbahet i qëndrueshëm vetëm falë ndihmës së të afërmve sepse ju nuk do arrini dot t’i vini fre vetes. Shëndeti nuk do jetë shumë problematik, por nuk do ndiheni as shumë të qetë. Në punë përfitoni të kërkoni çdo gjë që do doni në momentin e duhur sepse askush nuk do ju thotë dot jo.
Akrepi
Kjo javë nuk do jetë ashtu si e kishit imagjinuar. Dashuria sidomos ka rrezik të ketë probleme. Yjet do ua vështirësojnë gjërat dhe shpesh nuk do e duroni dot ta keni pranë partnerin. Mundohuni të kafshoni gjuhën dhe të mos merrni vendime të nxituara për të cilat do pendoheni. Ju beqarët do keni takime shumë të bukura, por që nuk do mund të çohen më tej. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik dy ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Sido që të jetë mos neglizhoni asnjë shqetësim. Në punë fillimi i javës do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit.
Shigjetari
Kjo javë nuk do jetë as e mirë e as e keqe. Për çështjet e zemrës gjërat nuk do ecin për mrekulli. Ju të dashuruarit do keni dyshime për partnerin tuaj dhe do mundoheni ta përndiqni atë gjithë kohës. Kjo do e acarojë edhe më tepër marrëdhënien mes jush. Ju beqarët nuk do ngurroni t’ia shprehin ndjenjat atyre që do pëlqeni dhe në këtë mënyrë do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Me financat do keni vështirësi dy ditët e para, por dalëngadalë situata do stabilizohet. Do e gjeni çelësin e suksesit. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni mbrojtje të mirë imunitare. Në punë do mundoheni shumë gjithë javës, por do arrini atë që keni dashur. Disa kolege do ju mbështesin fort.
Bricjapi
Këtë jave do jeni të gatshëm të lëvizni edhe malet që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Do i arrini të gjitha objektivat. Fale mbështetjes se Venusit marrëdhënia juaj në çift do jetë e ngrohtë dhe e bukur. Do kaloni edhe momente plot pasion dhe sensualitet. Ju beqarët do kaloni një javë shumë të mirë. Do keni mundësi për të takuar persona interesantë dhe mund të mendoni edhe për gjëra serioze. Për sa i përket planit financiar do jetë një javë e vështirë prandaj duhet të tregoheni të matur me shpenzimet. Nëse tregoheni më të kujdesshëm me shëndetin nuk do keni probleme. Vetëm nëse keni organizëm më të dobët mund të sëmureni pak nga ndonjë virozë. Në pune duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdesshëm.
Ujori
Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin dhe pse jo ta surprizoni herë pas here atë. Ju beqarët do jene pa fat, kështu që sado të mundoheni ta ndryshoni statusin nuk do mundin dot. Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë gjatë javës. Mund të ndiheni në ankth dhe mund të keni edhe probleme me zemrën. Në pune do jeni më të matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.
Peshqit
Kjo javë do jetë përgjithësisht e këndshme. Komunikimi juaj me të gjithë do jetë i shkëlqyer dhe kjo gjë do ju ndihmojë në planin profesional dhe personal. Nëse jeni në një lidhje do preferoni që çdo moment të lirë ta kaloni me atë që keni në krah. Pas mesit të javës mund të mendoni edhe për disa pushime në fundjavë. Ju beqarët ka rrezik të mbeteni vetëm edhe pse do e kërkoni në çdo moment princin tuaj të kaltër. Marsi do ju nxitë të jeni më të logjikshëm me shpenzimet dhe do keni një gjendje financiare të qëndrueshme. Shëndeti mund të ketë shqetësime vetëm ditën e parë dhe më pas do jeni më energjikë. Në punë, komunikimi, këmbëngulja dhe vendosmëria do jenë çelësat për të arritur atje ku dëshironi.