Ish-ministri dhe deputeti socialist Niko Peleshi ka reaguar për ndarjen nga jeta në moshë të re të ish-deputetit socialist Andis Harasani.
Peleshi i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve në këtë moment të vështirë për ta.
Harasani humbi betejën me sëmundjen e rëndë në SHBA dhe mbylli sytë përgjithmonë në moshën 54-vjeçare.
Reagimi i Peleshit:
Një humbje e madhe dhe e parakohshme ajo e Andis Harasanit, një mik, intelektual i zgjuar, menaxher i mirë, qytetar dhe kontributor në politikën shqiptare.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve në këtë moment të vështirë!


