Spartak Selima ditën e sotme sulmoi egërsisht bashkë me 4 persona të tjerë Ramadan Hasanin, duke e goditur me leva hekuri dhe shkopinj druri e duke e lënë të plagosur në lagjen nr 16.
Por pse ky sherr i rëndë?
Burime zyrtare pranë policisë së Korçës bëjnë me dije se në datën 14 Shkurt Ramadan Hasan dhe vëllai i tij kanë rrahur keqazi Spartak Selimën, sherr i ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë sot mesa duket hakmarrjen e ka “zbatuar” Spartak Selima i cili ka gjetur të vetëm Ramadanin, duke e rrahur e i kthyer “reston”.


