Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    I nxehti afrikan “pushton” vendin, ja sa shkojnë temperaturat

    Aktualitet July 19, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Territori shqiptar mbetet në ndikimin e valëve të nxehtit afrikan ku termometri do të ngjitet sërisht deri në 41 gradë C në zona të izoluara në Qarqet; Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

    Përsa i përket motit, do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat Verilindore dhe Juglindore. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 41°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

    Kosova

    Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në pjesën më të madhe të territorit. Por pas – mesdite dhe pasditja sjellin kalim të vranësirave, kryesisht në zonat Veri-Veriperëndimore por nuk priten reshje.

    Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës. Përsa i përket, temperaturave të ajrit; termometri do të ngjitet deri në 37 gradë C në qytetet: Gjakovë dhe Prizren ndërsa parametri i erës, herë pas here do të jetë e fortë deri në 40 km/h.

    Maqedonia e Veriut

    Po ashtu, Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit paraqitet në ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta që qarkullojnë nga veriu i Afrikës. Duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant por pasditja do të sjellë kalim të vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të MV. Më të theksuara në zonat veriore dhe verilindore të republikës së MV.

    Parashikohet që temperaturat e ajrit të jenë të larta deri në 39 gradë C. Ndërsa; parametri i Erës nuk paraqitet problematik.

    Europa

    Europa Veriore dhe ajo Lindore paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone.

    Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të dominohen nga vranësira konvektive dhe rrebeshe shiu herë pas here në formë shtrëngate ndërsa nën mbizotërimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë Afrikane do të vijojnë; Brigjet e Egjeut, Rajoni i Ballanit si edhe Italia ku priten temperatura shumë të larta mbi 40 gradë C.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.