Një talent i ri nga fshati Rëmbec po tërheq vëmendjen me mjeshtërinë e tij në skalitjen e drurit.
Bëhet fjalë për Gjergjin, i cili, ndryshe nga shumë të rinj të zonës, nuk ka emigruar, por i është përkushtuar profesionit dhe ka zgjedhur të zhvillojë artin e tij në vendlindje.
Me duar të afta, ai jep jetë copave të drurit, duke gdhendur çdo bukuri që i kap syri, dhe po bëhet frymëzim për komunitetin dhe artizanët e rinj.


