Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    IKMT dhe ARRSH drejt ndërhyrjeve në akset kryesore të Korçës, vijon prishja e ndërtimeve pa leje në qytet dhe situata në pedonale

    Aktualitet August 1, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas përfundimit të afatit zyrtar më 31 korrik, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) pritet të nisin nga dita e sotme ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë akseve nacionale Korçë–Pogradec dhe Korçë–Bilisht. Sipas paralajmërimit, çdo ndërtim që ndodhet më afër se 6 metra nga rruga dhe nuk disponon leje ligjore do të shembet me forcë. Mbi 100 biznese dhe 40 banesa rezultojnë të preken nga kjo masë.

    Ndërkohë, brenda qytetit të Korçës ka vijuar ndërhyrja për lirimin e hapësirave publike në lagjet periferike, ku gjatë ditëve të fundit janë shembur rrethime të bizneseve dhe banesave që cenonin trotuaret apo rrugicat. Bashkia ka bërë të ditur se aksioni do të shtrihet edhe në lagjet kryesore të qytetit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Situatë e tensionuar po regjistrohet edhe në zonën e pedonales, ku bizneset janë urdhëruar të heqin strukturat shtesë si pedana, tenda apo elementë dekorativë, duke lënë si afat përfundimtar datën 2 gusht. Përfaqësuesit e bizneseve kanë kundërshtuar këtë vendim, me pretendimin se tani shënohet fluksi më i lartë i turistëve.

    Pas një takimi me kryetarin e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, është rënë dakord për një shtyrje të afatit për çadrat deri më 17 gusht. Një pjesë e bizneseve të zonës, ditën e djeshme kanë pezulluar përkohësisht shërbimin në shenjë proteste.

    Bashkia e Korçës, nga ana tjetër, ka paralajmëruar zbatimin e projektit të unifikimit estetik për të gjitha bizneset që operojnë në pedonale.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    aksioni Ndertimet pa leje situata ne Korçe slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.