Tragjedi në kantierin e mermerit në Korçë, humb jetën një punëtor indian – Arrestohen dy persona
Korçë – Një aksident tragjik ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Korçë, ku një punëtor 47-vjeçar me kombësi indiane ka humbur jetën, pasi u zuri poshtë një copë mermeri gjatë punimeve.
Ngjarja ndodhi më 08.02.2025, ndërsa policia ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si përgjegjës për incidentin:
• M. Z., 70 vjeç, drejtues teknik i subjektit privat.
• S. H., 54 vjeç, përgjegjës kantieri.
Sipas DVP Korçë, gjatë punimeve me mermer, një fragment i madh është shkëputur dhe ka zënë poshtë punëtorin indian, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin;
M. Z. 70 vjeç, dhe S. H., 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të një subjekti, pasi më datën 08.02.2025, duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë një shtetas indian 47-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.