Burime bëjnë me dije se i plagosuri Kostandin Ziu ishte liruar vetëm pak kohë më parë nga burgu i Peqinit.
Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes mendohet se ka krijuar miqësi me Ziun gjatë kohës kur të dy po vuanin dënimin në burgun e Drenovës.
Pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar me urgjencë në Tiranë për mjekim më të specializuar. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të sulmit.


