Mesfushori pogradecar, Isi Manellari, nuk do të jetë më pjesë e Laçit. Pas tre sezonesh me fanellën bardhezi, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, 27-vjeçari ka njoftuar përmes rrjeteve sociale largimin e tij nga kurbinasit.
Në mesazhin e lamtumirës, Manellari falënderoi presidentin Pashk Laska, drejtuesit, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët e Laçit për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.
Aktualisht i lirë nga çdo kontratë, mesfushori është në kërkim të një skuadre të re për sezonin 2025-2026. Burime pranë merkatos shqiptare bëjnë me dije se ka gjasa që Manellari t’i bashkohet Skënderbeut deri në fund të merkatos verore.


