Juristi i njohur Ivi Kaso është prezantuar përballë strukturave të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës si drejtuesi politik i juglindjes.
Kaso është shprehur përballë strukturave blu se fillimisht duhet një bashkim i kësaj force, duke marrë parasysh krizat që ka patur se fundmi e më pas duhet menduar e analizuar objektivi për zgjedhjet e 2025.
Per Ivi Kason kjo është eksperienca e parë si drejtues politik në një qark ndaj pritet me kërshëri mënyra sesi do të organizojë PD e Korçës, Maliqit, Pogradecit, Devollit, Kolonjës e Pustecit.