Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Jani Kaçi: “Skënderbeu ka më shumë “takat” se Dinamo dhe se Tirana për të shkuar në Final 4 

    Aktualitet May 2, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    Skënderbeu ka më shumë “takat” se Dinamo dhe se Tirana për të kapur vendin e katërt në fund të kampionatit dhe për të shkuar në “Final 4”.

    Ky është gjykimi i legjendës së futbollit korçar, Jani Kaçi. Në një prononcim ekskluziv të dhënë për “Panorama Sport”, ish-portieri i Kombëtares, Skënderbeut dhe Partizanit analizon ecurinë e korçarëve dhe shanset e tyre për të qenë pjesë e 4-shes më të mirë të sezonit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kaçi bën edhe një prognozë, kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi i kampionatit, duke hedhur edhe një ide mjaft interesante për formulën e sezonit të ardhshëm.

    Kaçi, edhe 3 javë nga fundi i këtij kampionati. Si mendoni, a mund të shkojë Skënderbeu në “Final 4”?

    Për mendimin tim, janë tri javë shumë të rëndësishme, ku do të luhet gjithçka sa i takon objektivave të Skënderbeut, nëse do të përfaqësohet në 4 ekipet më të mira të sezonit, apo jo.

    Duke parë kalendarin, them se do të jenë përcaktuese transfertat në kryeqytet dhe në Shkodër.

    Por, duke ditur që Skënderbeu këtë sezon ka marrë më shumë pikë në transfertë se në shtëpi, duhet të besojë deri në fund për të qenë pjesë e këtij grupi skuadrash.

    Janë tri ekipe në garë për një vend, cili është më pranë “Final 4”?

    Po, diferenca mes tri ekipeve është vetëm një pikë. Luajnë Dinamo, Tirana dhe Skënderbeu dhe të tria do të tentojnë deri në fund të jenë pjesë e kësaj katërsheje.

    Nëse shohim ecurinë dhe gjendjen momentale të këtyre ekipeve, e them me bindje se Skënderbeu ka më shumë “takat” sesa Tirana dhe Dinamo për të shkuar në “Final 4”. Me përqendrim dhe kujdes në ndeshjet e mbetura, korçarët mund t’ia dalin.

    Ndeshja kundër Partizanit në kampionat, sa përcaktuese do të jetë për këtë rrugëtim?

    Të tria ndeshjet e mbetura janë përcaktuese. Partizani vjen me moralin e lartë pas fitores në derbi dhe është një ekip shumë cilësor.

    ​Jam i dyzuar për sa i përket zgjedhjes, kur bëhet fjalë për këto dy ekipe, sepse zemra ime është e ndarë mes të dyve.

    Por do të doja që këtë takim ta fitonte Skënderbeu dhe titullin ta fitonte Partizani, pasi e meriton për atë që ka dhënë këtë sezon.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.