Në njësinë administrative Maliq ka nisur puna për shtrimin e rrugës që të çon drejt fshatit Strelcë.
Investimi synon të përmirësojë infrastrukturën dhe lehtësimin e lëvizjes për banorët e zonës, duke u dhënë atyre akses më të shpejtë dhe më të sigurt drejt qytetit dhe fshatrave përreth.
Punimet pritet të përfundojnë brenda një afati të shkurtër, duke i dhënë zgjidhje një problematikë të kahershme të komunitetit.


