Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kapshticë kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin e kalimeve të kundërligjshme të kufirit. Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën katër shtetas që po tentonin të lëviznin në kundërshtim me ligjin.
Në mesin e tyre, shtetasi A. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, u vu në pranga, pasi ishte në kërkim dhe i ishte dhënë dënim me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale për të kryen Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
Për tre shtetasit e tjerë – F. T., 57 vjeç, banues në Korçë; B. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Melçan; dhe V. I., 28 vjeç, banues në Korçë – filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


