Skuadra e volejbollit të femrave të Skënderbeut ka shtuar një tjetër emër në radhët e saj për sezonin e ri. Volejbollistja Kela Nako do të jetë pjesë e ekipit korçar, duke sjellë siguri dhe qetësi në lojën e skuadrës. Trajnerët e vlerësojnë praninë e saj në fushë si një mbështetje të fortë për grupin dhe një shembull të disiplinës sportive.
Ky sezon do të ketë një risi për Skënderbeun, pasi pjesa më e madhe e afrimeve janë lojtare prodhim korçar. Për Nakon, por edhe të tjera volejbolliste të reja, pritet më shumë hapësirë në lojë. Për dy arsye kryesore: së pari, për shkak të largimit të disa titullareve në fund të sezonit të kaluar, dhe së dyti, sepse me kaq ndryshime në grup, objektivi i titullit kampion duket më i vështirë se kurrë.


