Komuniteti Mysliman ka dënuar ashpër gjestin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi, i cili ka mbushur rrugët e Tiranës me foto ku ka nxjerrë gishtin e mesit.
Përmes një reagimi, Xhamitë e Tiranës nënvizojnë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë. Më tej në reagim thuhet se kjo sjellje nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e pashembullt, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe në perceptimin e votuesve për kandidatin.
Xhamitë e Tiranës i bëjnë thirrje Këlliçit që të reflektojë si dhe KQZ-së që të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve.
Postimi i plotë
Thirrje për reflektim!
Ju lutem të reflektoni në lidhje me rëndësinë e kodit etik në procesin e zgjedhjeve. Në këtë periudhë, kur kandidatët janë duke luftuar për votën tuaj, është thelbësore të mos harroni rëndësinë e etikës në politikë.