Këshilli i Qarkut Korçë, në kuadër të punës së Komitetit të Vlerësimit të Nevojave dhe Planifikimit të Shërbimeve Komunitare, miratoi aplikimin në Fondin Social pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2026.
Sipas vendimit, do të aplikohen dy projekte me rëndësi të veçantë për komunitetin:
Shërbime sociale dhe shëndetësore të integruara për të moshuarit, në bashkëpunim me bashkitë Korçë, Maliq, Pogradec, Devoll, Pustec dhe Fondacionin “Misioni Emanuel për Zhvillim dhe Integrim”.
Zgjerimi i shërbimit paliativ në të gjithë rajonin e Korçës, me synim mbështetjen e qytetarëve që kanë nevojë për kujdes afatgjatë shëndetësor.
Këshilli i Qarkut theksoi se do të vazhdojë të ketë në prioritet kujdesin social, duke orientuar gjithnjë e më shumë politikat dhe projektet drejt nevojave reale të banorëve të qarkut te Korçes


