Për këtë vit akademik janë plotësuar rreth 48% e kuotave në programet e studimit të ciklit të dytë në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë, ku janë regjistruar për të ndjekur studimet master 390 studentë.
Më të preferuarat nga studentët kanë qenë masteri i shkencave “Etika dhe Lidershipi” si dhe “Mesuesi në edukim fizik, sport dhe shëndet”. Ndërsa tek masterat profesionalë më tepër interes ka patur për “Infermieristikë”, “Financë Kontabilitet” si dhe “Marketing digjital”.
Interes këtë vit ka patur edhe për masterat e mësuesisë, ku më i preferuari ka qënë masteri profesional “Mësues për arsimin fillor”.
Universiteti i Korçës ofron 26 programe studimi të ciklit të dytë mes të cilave 15 mastera profesionalë dhe 11 mastera shkencorë.