Kinorama është quajtur iniciativa e re për të patur një kinema verore duke i ofruar gjithë korçarëve një mundësi të re dhe unike për ta përdorur.
Një biznes i cili do të jetë kinema, bar, gaming, ku çiftet dhe jo vetëm mund të shkojnë të konsumojnë diçka, mund të shohin filmin e ditës, mund të luajnë bilardo, ping pong e lojra të tjera të vendosura për argëtimin e të rinjve.
Interesante do të jetë fundjava ku çdo të tillë do të ketë Stand up comedy, e mesa duket dëshira për të vazhduar turizmin elitar por edhe jetesën cilësore në qytetin e Korçës vazhdon të jetë e lartë, për të jetuar si jetojnë të rinjtë europianë.