Gjatë një takimi që kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo ka patur me ambasadorin e Azerbajxhanit dhe përfaqësues të kompanisë SOCAR, ky i fundit i ka kërkuar kryebashkiakut Filo të sponsorizoje ekipet sportive korçare.
Ka qënë kryetari i bashkisë Korçë ai i cili ka bërë me dije se ekipi i futbollit të Skënderbeut i cili luan në kategorinë superiore ndërkohë që e dy skuadrat e volejbollit të femrave dhe meshkujve këtë sezon janë nga ekipet më të mira të këtij sporti.
Madje, ka qenë kryebashkiaku ai që i ka kërkuar që kompania SOCAR të sponsorizoje këto 3 ekipe.
Në parim, përfaqësuesi i kompanisë është treguar i gatshëm për të bërë një gjë të tillë, edhe në kuadër të investimeve infrastrukturore qe kjo kompani do të bëjë në qytetin e Korçës përsa I përket gazifikimit.


