Një koncert me muzikë jazz është ngjitur në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë duke dhuruar emocione për publikun artdashës. Është edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it, në kuadër të të cilit kanë ardhur në Korçë tre instrumentistë nga Franca, duke performuar për publikun korçar.
“Ne luajtëm muzikë nga albumi ynë i ri, i cili ka dalë një ditë më parë. Është muzika dhe kompozimi im. Jemi për herë të parë në Korçë, është një qytet shumë i bukur. Gjatë udhëtimit për këtu patëm kohë të shihnim panoramat e mrekullueshme, ndërsa qytetin mund ta vizitojmë më shumë nesër. Mund të them se jemi shumë të kënaqur që u mirëpritëm në këtë vend”.
Festivali Ndërkombëtar i Jazz-it në Shqipëri organizohet nga Organizata Shqiptare e Jazz-it, ndërsa njëri prej koncerteve ka qenë në qytetin e Korçës me qëllim përhapjen e muzikës jazz dhe nxitjen e krijimtarisë nga artistët shqiptare.