Mësuesit e shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës erdhën këtë fundjavë me një koncert instrumental, me disa prej veprave më të njohura të kompozitorëve më të mirë botërorë.
Ideja për këtë koncert ka qënë fillimisht e drejtorit të shkollës, të cilit i janë bashkuar edhe kolegët e tjerë.
Ky koncert pritet të kthehet në një traditë të përvitshme.
Koncerti u mbahet më datën 7 qershor dhe erdhi dhe me mbështetjen e bashkisë Korçë dhe Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit.
Me pedagogët e Shkollës të Mesme Artistike “Tefta Tashko Koço”
- Iris Myrtollari – violinë
- Paola Kondakci -piano
- Piro Tome- violonçel
- Ilir Zguri- Kontrabas
Një koncert recital me vepra nga autorë si: Gioachino Rossini, Chopin, Giovanni Bottesini etj.