Një sherr mes dy adoleshentësh ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në fshatin Pirg të bashkisë Maliq. Të rinjtë, njëri nga fshati Zvirinë dhe tjetri nga fshati Leminot, janë përfshirë në një konflikt fizik, i cili ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti të mprehtë.
Si pasojë, një nga adoleshentët ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm.
Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar të plagosjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


