Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 11-të i Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës në Gur, një aktivitet i përvitshëm që e ka kthyer parkun e qytetit në një galeri të hapur në natyrë.
Përfaqësues të Bashkisë Korçë u kanë uruar mirëseardhjen pesë artistëve pjesëmarrës, të ardhur nga Sllovenia, Austria, India, Kosova dhe Italia, të cilët do të lënë pas veprat e tyre si pjesë e këtij projekti kulturor.
Ky simpozium, i cili tashmë është kthyer në një traditë, jo vetëm pasuron hapësirat publike me art, por edhe promovon Korçën si një destinacion turistik dhe kulturor, duke e vendosur atë në hartën e aktiviteteve ndërkombëtare të artit.


