Nëse në Shqipëri do të veçohej një qyteti i cili çdo fundjavë është i mbushur me turistë, atëherë padiskutim do të ishte qyteti i Korçës. Duket në fakt se të gjitha rrugët të çojnë në Korçë, pasi këtu mund të gjeni gjithçka.
Korça e serenatave dhe me Pazarin e Vjetër dhe atraksionet e saj të shumta që ka në fundjavë mbushet plot me vizitorë dhe turistë vendas e të huaj.
Edicioni i 11-të “Gjon Mili, Jazz&Blues Festival” do të zhvillohet këtë fundjavë në Pazarin e Vjetër, më 15 korrik, ora 20:³⁰ ku do të ketë atmosferë nën ritmet e muzikës Jazz&Blues!