Edhe pse jemi në fund korriku, në pikën më të lartë të sezonit turistik veror në gjithë Republikën e Shqipërisë, qyteti i Korçës ende nuk ka asnjë zyrë informacioni për turistët.
Kolibri.al pyeti një turist britanik i cili u shpreh se informacionet i ka marrë vetëm nga interneti sepse ka kërkuar për nje zyrë informacioni gjithë ditën dhe nuk ka gjetur asnje.
Të pyetur nga Kolibri.al, zyrtarë të bashkisë Korçë shprehen se kjo zyrë nuk funksionon më pasi biznesi i cili operonte aty ka falimentuar ndërkohë që pritet një vendim i Këshillit Bashkiak për të lejuar punësimin e dy personave në ndërtesën e cila është e mbyllur dhe brenda, sot ka vetëm plehra.