Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korça, qyteti që di të mikpresë dhe të ofrojë përvoja që mbeten gjatë në kujtesë

    Aktualitet December 3, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Korça mbetet një nga destinacionet më të dashura gjatë festave. Edhe në dimër qyteti ruan një elegancë të heshtur. Ajri i ftohtë të godet butësisht, aroma e drurëve që digjen në oxhaqe dhe tymi karakteristik i tyre krijojnë atë ndjesi nostalgjie që në qytetet e mëdha gjithnjë e më shumë mungon. Është një aromë që të çon pas në kohë, tek dimrat e fëmijërisë, tek shtëpitë e ngrohta dhe mbrëmjet e qeta familjare.

    Pazari i Vjetër mbetet zemra e qytetit. Aty ndërthuret e kaluara, e tashmja, historia, tradita, kultura.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ndërsa shëtit rrugicave të tij, befas magjepsesh nga ritmi i hapave të tregtarëve të sotëm që ashtu si ata të dikurshmit vrapojnë kalldrëmeve për të siguruar bukën e përditshme. Eh sa histori të ëmbla e kujtime të çmuara fshehin dritaret me çardakë druri që të buzëqeshin tinëzisht.

    Në mëngjes aromat e kafeve të ngrohta përzihen me zërat e banorëve.

    Ja pse Korça më shumë se një qytet është gati si një libër me poezi që flet me gjuhën e zakoneve e që mbart krenarinë e një populli që diti ta ruajë bukurinë e të vërtetës së thjeshtë e të përjetshme. Jetën si të tillë…

    Mbrëmjet festive sjellin gjallëri në çdo cep të qytetit. Lokalet gumëzhijnë nga zërat e të rinjve, nga muzika e sofrës dhe zemrës korçare dhe tingujt e serenatave.

    Parku “Rinia” mbushet me adhuruesit e natyrës që shëtitën, vrapojnë ose thjesht shijojnë ajrin e pastër që s’e gjen në Tiranë. Ecja pas vakteve të bollshme është tashmë një ritual i njohur për korçarët, pjesë e stilit të tyre të jetesës së qetë dhe të shëndetshme.

    Për bizneset vendase, fundjavat e festave përfaqësojnë një ndër momentet më të rëndësishme të sezonit dimëror. Hotelet, restorantet, kafenetë dhe dyqanet e vogla përfitojnë ndjeshëm nga fluksi i vizitorëve, ndërsa qyteti merr një impuls të dukshëm ekonomik.

    Sipas të dhënave orientuese të publikuara në vitet e fundit nga INSTAT, gjatë festave të Nëntorit numri i vizitorëve në Korçë ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Kjo tendencë u reflektua qartë edhe këtë vit, me një fluks të ndjeshëm në hotele, bujtina dhe restorante.

    Por përtej festës dhe turizmit, Korça mbetet një model i qytetarisë, kulturës dhe bashkëjetesës. Muzeumet, teatrot dhe traditat e ruajtura ndër breza i japin qytetit një status të veçantë në hartën kulturore të vendit, si një qytet që di të mikpresë dhe të ofrojë përvoja që mbeten gjatë në kujtesë.

    Nga Valbona Zhupa/ ATSH

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Maliq/ Sekuestrohen mijëra kapsolla piroteknike, procedohet penalisht pronarja e një marketi

    December 31, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025

    Agjencia e Kontrollit të Territorit sjell frymën e solidaritetit në Pogradec në prag të Vitit të Ri

    December 30, 2025

    Bllokime në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë – Protestë në Greqi dhe aksident në Maqedoninë e Veriut

    December 30, 2025
    Më të klikuarat

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    August 31, 2023

    Dokumentari “Shqipëria nëpër filmat e huaj” vjen në Korçë këtë fundjavë

    August 30, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.