Korça vazhdon të forcojë pozitën e saj si një destinacion kryesor kulturor, duke mirëpritur 37,000 vizitorë në muzetë e saj gjatë vitit 2024.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar kryeson me 21,000 vizitorë, tërhequr nga koleksionet e tij unike. Pas tij renditet Muzeu i Arsimit me 14,000 vizitorë, ndërsa Muzeu Arkeologjik plotëson këtë panoramë të pasur me histori dhe kulturë.
Fluksi i turistëve ka përfshirë vizitorë nga vende të ndryshme si Franca, Italia, Spanja, Amerika dhe vendet Skandinave, si dhe shumë turistë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Rritja me +50% krahasuar me vitin e kaluar dëshmon rëndësinë e promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit të Korçës, duke e vendosur atë në hartën e destinacioneve të preferuara për kulturë dhe histori.