Mbrojtësi i majtë Jorgo Pllumbi ka gjetur skuadrën e tij të re, duke firmosur me “Dritën” e Gjilanit në Superligën e Kosovës.
Futbollisti korçar, i dalë nga akademia e Skënderbeut, ka luajtur vitet e fundit në Kroaci, ku ka fituar eksperiencë të vlefshme në kampionate të forta.
Tashmë, në moshën 24-vjeçare, Pllumbi rikthehet më pranë Shqipërisë, duke zgjedhur një klub me ambicie të qarta për trofe dhe pjesëmarrje në arenën europiane.
Me afrimin e tij, “Drita” synon të forcojë repartin difensiv dhe të shtojë konkurrencën për sezonin e ri futbollistik.


