Tre të rinj kanë vjedhur një dyqan në lagjen nr.2 të qytetit të Korçës. Njëri prej tyre është kapur dhe po vijon puna për kapen e dy autorëve të tjerë.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 të tjerëve, për veprën penale të vjedhjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan me iniciativë një 15-vjeçar, banues në Korçë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. Ll., 20 vjeç, banues në Korçë dhe një 14-vjeçari, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një celular, në dyqanin e një 41-vjeçareje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.