Është arrestuar në flagrancë një 34 vjeçar nga qyteti i Korçës pasi është parë nga forcat polocore duke ushtruar dhunë mbi një grua moshatare. Pasi është ndaluar dhe arrestuar nga policia u konstatua se gruaja që po dhunohej ishte nëna e tij.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ç., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.