Një 46 vjeçar nga qyteti i Korçës u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy shtetasve të tjerë.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Shpallet në kërkim 1 shtetas, për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. P., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht një 48-vjeçar dhe një 37-vjeçar, të dy banues në Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.