Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korçë – Arrestime, aksidente dhe procedime penale për shkelje të ndryshme

    Aktualitet August 24, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka raportuar për një sërë ngjarjesh të ndodhura në qark gjatë 24 orëve të fundit, që kanë sjellë arrestime, procedime penale dhe denoncime nga qytetarët.

    Një 21-vjeçar nga Korça, me inicialet M. D., u arrestua në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ndërkohë, janë regjistruar edhe dy aksidente rrugore. Në fshatin Borovë, Ersekë, një 30-vjeçar banues në Spanjë humbi kontrollin e motomjetit që drejtonte dhe pësoi lëndime të lehta. Po ashtu, në Pogradec, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. D., 35 vjeç, u përplas me një monopatinë që drejtohej nga një 20-vjeçar, i cili mbeti lehtë i dëmtuar.

    Në Maliq, policia ka proceduar penalisht shtetasin K. D., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje, ndërsa në Korçë, një 31-vjeçar u ndalua pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike kokainë.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë proceduar penalisht edhe një 58-vjeçar nga Drenova, i cili dyshohet se administronte një lokal të paregjistruar në organet tatimore.

    Në Komisariatin e Policisë Korçë është denoncuar largimi nga banesa i një vajze 13-vjeçare nga e ëma e saj, ndërsa në Ersekë, një 67-vjeçar ka kallëzuar vjedhjen e kasafortës së tyrbes në fshatin Gjonç.

    Gjithashtu, tre persona – një nga Berati, një nga Elbasani dhe një nga Gjirokastra – janë proceduar penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

    Policia e Korçës bën me dije se materialet për të gjitha rastet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.