Më shumë se 8 persona janë vënë në pranga nga Policia e Korçës deri në këto momente, pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme ku dy shtetas mbetën të plagosur me thikë.
Sipas burimeve pranë uniformave blu, të arrestuarit rezultojnë të kenë qenë pjesë e konfliktit masiv të ndodhur në një lokal pranë Parkut të qytetit. Sherri, i cili dyshohet se nisi për motive të dobëta, degjeneroi në përdorimin e mjeteve të forta dhe mjeteve prerëse, duke përfunduar me të plagosur.
Policia ka shoqëruar edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë të përfshirëve.


