Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një konflikt familjar në lagjen nr. 18, Korçë, Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçare.
Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasen D. B., 46 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj, N. B., 50 vjeç.
Ky i fundit mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Korçës njofton se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme ligjore.


