Korçë/Bashkia asfalton rrugë
Bashkia Korçë tashmë e ka zgjeruar vëmendjen edhe me investime në fshatra. Pas Ravonikut, banorët e fshatit Barç kanë përfituar investimin e radhës. Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo.
Filo thotë se janë dy segmente rrugore të brendshme të asfaltuara tashmë në Barç të Njësisë Bulgarec, një kërkesë e kahershme dhe premtim i mbajtur tashmë për këta banorë.
Krahas asfaltimit ka pasur ndërhyrje edhe në sistemimin e ujrave të shiut si edhe vendosje tl ndriçimit publik në zonat ku kishte mungesa.
Tashmë Korça flet me vepra dhe vëmendja ndaj halleve të banorëve është e kudo ndodhur.